Ofrohet PËR Shitje Villë fantastike në pjesen më të mirë në Bërnicë
250m²│14.8 Ari│ 5 Dhoma gjumi│4 Banjo
▬
Në një zonë periferike të Prishtinës ofrohet për shitje kjo villë shumë e këndshme me arkitekturë të veçantë me sipërfaqe toke prej 14.8 Ari dhe sipërfaqe ndërtimi rreth 250m2.
•
Villa është e pozicionuar në mënyrë të shkëlqyeshme duke ofruar pamje të mrrekullueshme të papenguar dhe pa ndërtime përreth duke e bërë një villë fantastike për të pushuar, duke shijuar bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër.
•
Hapësirat e kësaj ville janë të ndara në dy kate:
Në katin e parë ndodhet një sallon me oxhak dhe kuzhinë, prej nga mund të dilni në një terasë të madhe të mbuluar dhe në “Glasshouse”, 2 dhoma gjumi, 1 banjo, 1 wc, 1 dhomë e ngrohjes dhe 1 depo.
Në katin e dytë ndodhet një sallon me kamin, 1 dhomë gjumi e madhe me banjo dhe garderobë, 1 dhomë gjumi për fëmijë dhe 1 wc.
•
E gjithë villa ofrohet e mobiluar, me oxhak funksional, kuzhinë me të gjitha pajisjet, sistem qëndror të ngrohjes me pelet dhe rrymë, ujë 24h, sistem alarmi, gjenerator, roleta të brendshme dhe rrjeta kundër insekteve.
•
I gjithë oborri është i gjelbëruar me mbi 100 drunj frutor dhe dekorativ, fontanë e ndërtuar me gurë natyral, garazhë e jashtme me dyer automatike dhe rrethojë prej guri duke ju dhënë kështu siguri të mjaftueshme. Villa në bazë tëpamjes dhe organizimit që ka, mund të shëndrrohet edhe ne #restaurante.
•
Është një rast i shkëlqyer për të gjithë ata që duan komoditetin dhe jetesën larg zhurmës apo edhe për të zhvilluar binznes!
•
Për pagese mund t’i pranojmi edhe dy Banesa në Prishtinë në rast se janë ndërtim i mirë.